image Putin ishte duke e arsyetuar luftën, televizioni shtetëror i Rusisë e ndalë transmetimin

Botë

Putin ishte duke e arsyetuar luftën, televizioni shtetëror i Rusisë e ndalë transmetimin

news image

Presidenti rus Vladimir Putin shpalosi justifikimin e tij për pushtimin e Ukrainës në një tubim në Moskë të premten, ku fjalimi i tij u ndërpre papritur në transmetimin televiziv shtetëror në atë që Kremlini e përshkroi si një gabim teknik.

Dhjetëra mijëra njerëz valëvitën flamurin rus në stadiumin kombëtar teksa morën pjesë në festimet përkujtimore të vitit të tetë të aneksimit të Krimesë nga Rusia, i cili konsiderohet i paligjshëm nga qeveria ukrainase dhe nuk njihet në Perëndim, shkruan CNN, transmeton Gazeta Sinjali.

Duke folur nga një skenë përpara një pankarte ku shkruhej: “Për një botë pa nazizëm”, Putin tha se Rusia “do të zbatojë patjetër të gjitha planet tona” në Ukrainë.

/GazetaSinjali/