image Putin do bëjë udhëtimin e parë jashtë Rusisë që nga fillimi i luftës në Ukrainë

Botë

Putin do bëjë udhëtimin e parë jashtë Rusisë që nga fillimi i luftës në Ukrainë

news image

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin do të vizitojë dy shtete të vogla ish-sovjetike në Azinë qendrore këtë javë.

Ky do të ishte udhëtimi i parë i njohur i liderit rus jashtë vendit që kur urdhëroi pushtimin e Ukrainës.

Pushtimi rus i 24 shkurtit ka vrarë mijëra njerëz, ka zhvendosur miliona të tjerë dhe ka çuar në sanksione të rënda financiare nga Perëndimi.

Putin thotë se ka arsye për të ndërtuar lidhje më të forta tregtare me fuqi të tjera si Kina, India dhe Irani.

/GazetaSinjali/