image Punëtorët teknikë të këtyre ministrive sot do të mbajnë protestë në Prishtinë, kjo është arsyeja

Kosovë

Punëtorët teknikë të këtyre ministrive sot do të mbajnë protestë në Prishtinë, kjo është arsyeja

news image

Punëtorët teknikë që operojnë në ministrinë e Mjedisit, të Administratës së Pushtetit Lokal, ministrinë e Zhvillimit Rajonal, ministrinë e Drejtësisë dhe në ministrinë e Administratës Publike, sot do të mbajnë protestë, shkruan Gazeta Sinjali.

Arsyeja e kësaj proteste lidhet me ngritjen e pagave, njofton Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës.

Punëtorët do të protestojnë në objektin e ish-Rilindjes nga ora ora 13:00 dhe aty do të qëndrojnë për gjatë gjithë ditës.

Protestuesit do t’i vizitojë kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, i cili ka njoftuar se do të deklarohet edhe për media.

/GazetaSinjali/