image Punëtorët e Lotarisë nuk i ndalin protestat, kërkojnë ndryshimin e Ligjit dhe marrjen e pagave urgjente

Kosovë

Punëtorët e Lotarisë nuk i ndalin protestat, kërkojnë ndryshimin e Ligjit dhe marrjen e pagave urgjente

news image

Ndryshimi i Ligjit për Lotarinë e Kosovës si dhe mosmarrja e pagave për 60 punëtorë kanë bërë që sërish para Qeverisë të ketë protestë.

Punëtorët e Lotarisë po kërkojnë që të drejtat e tyre të kamotshme të plotësohen nga Qeveria.

Shkumbin Goqi, kryetar i Sindikatës së Lotarisë së Kosovës tha se punëtorët janë në gjendje të keqe financiare. Madje ai ka paralajmëruar edhe hyrjen në grevë nëse nuk marrin përgjigje nga Qeveria e ministria e Financave.

“Sikur edhe çdo protestë tjetër edhe sot kemi dalë mi kërkuar të drejtat tona të cilat po na mohohen gjithmonë. Kemi dalë të kërkojmë pagat, ligji mu proceduar sa më shpejt. Kemi shumë probleme. Punëtorët janë në gjendje të keqe financiare. Edhe sot dhe do të vazhdojmë edhe ditëve të tjera obligimet që ka Qeveria. Jemi 60 punëtorë, është gjendja shumë e keqe financiare e këtyre punëtorëve. Na do të vazhdojmë të mërkurën të premten dhe do të vazhdojmë edhe me grevë. Premtimet që na kanë thanë që ligji është i gatshme të procedohet sa më shpejt dhe ligji për paga. Prej ministrisë askush nuk u përgjigj vetëm një zyrtar. Protestat s’do të ndalen derisa të përmbushen kërkesat tona”, tha ai.

Luljeta Rexhepi, punëtore e Lotarisë tha se kanë dalë të kërkojnë të drejtat e tyre dhe se nuk do të ndalin deri sa të plotësohen ato.

“Për drejtat tona punën tonë rrogat tona. Qe dy vite e gjysmë pa punë kemi mbetur”, tha ajo.

/Gazeta Sinjali/