image Punëtorët e KEK-ut në protestë, duan kthimin e Njazi Thaçit

Sociale

Punëtorët e KEK-ut në protestë, duan kthimin e Njazi Thaçit

news image

Rreth 100 punëtorë të KEK-ut protestojnë sot para mensës tek Termocentrali “Kosova B” me qëllim për ta rikthyer ish-drejtorin, Njazi Thaçin dhe ish zv.drejtorin, Nystret Kelmendi.

Duke borhoritur kanë kërkuar kthimin e ish-drejtorit dhe ish zv.drejtorit, duke thënë se nëse deri të hënën nuk kthehen, atëherë ata do të protesojnë para administratës së KEK-ut në kryeqytet, transmeton Gazeta Sinjali.

Mirëpo, në këtë protestë u arrestuan edhe katër persona, të cilët i kanë larguar me forcë portën e vendosur tek hyrja e mensës.

Gjatë kësaj proteste, Faik Selmani nga Këshilli inicues i protestës ka thënë se ne nuk do të lejojmë të ndodhin padrejtësi ndaj askujt, në mënyrë që të tjerët mos të përballen me të njejta padrejtësi.

“Mos të lejojmë të ndodhin padrejtësi ndaj askujt në mënyrë që mos të përballemi edhe ne të tjerët me të njëjtat padrejtësi në të ardhmen”, ka thënë ai. /Gazeta Sinjali/.