image Punësimet familjare përplasin pozitën dhe opozitën

Politikë

Punësimet familjare përplasin pozitën dhe opozitën

news image

Armend Muja i Vetëvendosjes e Ferat Shala i PDK-së, janë përplasur ashpër në Komisionin për Ekonomi, Industri dhe Ndërmarrësi.

Kjo erdhi pasi deputeti i VV-së Armend Muja foli lidhur me padinë e PDK-së ndaj ZRrE-së.

Muja akuzoi PDK-së se në të kaluarën janë bërë punësime familja, çka sipas tij nuk po ndodh më.

Një deklarim i tillë bëri që të reagojë kryetari i këtij Komisioni nga radhët e PDK-së, Ferat Shala.

Shala tha se në një kohë në PDK ka qenë edhe vetë Armend Muja.

“Leje PDK-në, ke qenë dikur e tash e ke lëshuar, mirë ja ke ba. Le PDK-në, shyqyr që ke dalë. Dashtë Zoti të mbajnë edhe këta tjerët (VV) që të kanë marrë. Këtu je në komision për Ekonomia dhe po më flit për PDK-në”, tha Shala, por që me këtë nuk u pajtua Muja. Ai tha se asnjëherë nuk ka qenë në PDK-në.

“U zot mos e banë. Kurrë nuk kam qenë në PDK. PDK e ka padit ZRrE-në dhe është e drejtë e saj si subjekt. Duhet me qenë ma serioz në komision, kur t’i kërkojmë materialet duhet me i sjell”, tha Muja.

“Pa marr parasysh edhe vet me përzgjedh kur e vërejt që puna nuk është e mirë nuk kem obligim kontraktual me ta. Më parë ka qenë më lehtë se janë caktuar njerëz që i keni njohur por tash jo. Nuk është se ndaj këtyre personave po kërkoj që 3 muaj dit me rregullu gjithçka. Borxhi që po vjetrohet nuk po paguhet”, tha Muja.

/GazetaSinjali/