image Publikohet raporti i fundit i rasteve me koronavirus në Kosovë

Shëndetësi

Publikohet raporti i fundit i rasteve me koronavirus në Kosovë

news image

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton se gjatë 24 orëve nga 190 testime, 15 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, përcjell Sinjali.

Të premten janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.072.

Ndryshe, në total numri i rasteve aktive është 60.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës:

Brenda një dite janë dhënë 22 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.835.202 doza të vaksinës.

Deri më sot 824.406 qytetarë janë vaksinuar me dozën e 2-të.

Deri më sot janë dhënë 104.883 doza përforcuese dhe doza të 3-ta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 190 testime, 15 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve, nuk ka vdekur asnjë prson nga koronavirusi.

Të premten janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.072.

Në total numri i rasteve aktive është 60.

/GazetaSinjali/