image Publikohet bilanci në Maqedoninë e Veriut, rritje e frikshme e rasteve të reja me COVID-19

Rajon

Publikohet bilanci në Maqedoninë e Veriut, rritje e frikshme e rasteve të reja me COVID-19

news image

177 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit.

Në Shkup janë regjistruar 105 raste, në Kumanovë-26, në Dibër-1, Shtip-15,Tetovë-13, Strugë-1, Veles-1, Manastir-1, Ohër-1, Gostivar-8, Gjevgjeli-2, Vallandovë-1, Sveti Nikollë-1, Negotinë-1.

Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit dy pacientë kanë vdekur si pasojë e këtij infeksioni. Viktimat janë nga Kumanova dhe Shkupi.

Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 8 pacientë të shëruar. Tre nga Shkupi, 1 nga Prilepi dhe 4 nga Veles.

Sipas statistikave të fundit, në Maqedoni nga fillimi i pandemisë janë konfirmuar 2 mijë e 787 persona me COVID-19, prej të cilëve 1 mijë e 629 janë shëruar, kurse betejën kanë humbur 149 pacientë.

Për momentin ka 1 mijë e 9 raste aktive./Gazeta Sinjali/