image Publikohet bilanci në Itali, rritet sërish numri i të infektuarve me Covid-19

Botë

Publikohet bilanci në Itali, rritet sërish numri i të infektuarve me Covid-19

news image

U duk sikur kishte një përmirësim të ndjeshëm, por në Itali janë rikthyer sërish shifrat e larta të koronavirusit.

Kështu, kurba e të prekurve ka kërcyer në mënyrë të pashpjegueshme me 518 raste të reja.

85 pacientë kanë humbur jetën.

Edhe autoritetet shëndetësore në Itali nuk kanë arritur të japin një shpjegim të qartë për këtë situatë.

Ka dyshime se mund të jetë stimuluar nga lirimi i masave dhe lëvizja e qytetarëve. /Gazeta Sinjali/