image Publikohet bilanci i koronavirusit në Shqipëri, shënohen 4 viktima

Shqipëri

Publikohet bilanci i koronavirusit në Shqipëri, shënohen 4 viktima

news image

Në 24 orët e fundit në Shqipëri kanë humbur jetën 4 persona nga koronavirusi, ndërsa janë regjistruar 124 raste të reja.

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se edhe 41 persona janë shëruar nga koronavirusi, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3 mijë e 268.

Autoritetet shëndetësore që nga fillimi i pandemisë kanë kryer 45 mijë e 381 testime, prej të cilave 6 mijë e 275 kanë rezultuar pozitivë.

Si pasojë e koronavirusit deri tani në Shqipëri kanë humbur jetën 193 persona./Gazeta Sinjali/