image Publikohet bilanci i koronavirusit në Maqedoninë e Veriut, shënohen 4 viktima

Rajon

Publikohet bilanci i koronavirusit në Maqedoninë e Veriut, shënohen 4 viktima

news image

Maqedonia e Veriut për 24 orë ka konfirmuar 166 raste të reja me koronavirus dhe 4 viktima, shkruan Gazeta Sinjali.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 185 pacientë, shumica nga Shkupi, Shtipi e Kumanova. Ndërkaq, numri i rasteve aktive është 3 mijë e 675.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka tërhequr vërejtjen e qytetarëve se shazllonet nëpër plazhe shumë lehtë mund zëvendësohen me krevate në spitale.

Ai iu bëri thirrje qytetarëve t’i respektojnë masat për mbrojtje nga COVID-19 pasi ditëve të fundit plazhet në Strugë e Ohër janë përplot me qytetarë të cilët nuk e ruajnë as distancën dhe nuk respektojnë asnjë masë për mbrojtje./Gazeta Sinjali/