image Publikohet bilanci i koronavirusit në Maqedoninë e Veriut, gati 3 herë më pak viktima se në Kosovë

Rajon

Publikohet bilanci i koronavirusit në Maqedoninë e Veriut, gati 3 herë më pak viktima se në Kosovë

news image

Për 24 orë në Maqedoninë e Veriut janë shënuar 6 viktima, 113 raste të reja dhe 259 pacientë të shëruar nga koronavirusi.

Ministria e Shëndetësisë njofton se për një ditë janë testuar 1 mijë e 543 testime.

Në Kosovë për 24 orë u shënuan 16 viktima, gati 3 herë më shumq se në Maqedoninë e Veriut.

Në Shkup janë regjistruar 35 raste të reja, Kumanovë-12, Shtip-23, Prilep-1, Tetovë-5, Strugë-1, Manastir-7, Ohër-6, Gostivar-15, Koçani-2, Probishtip-1, Demir Hisar-2, Makedonski Brod-1, Valandovë-1, Vinicë-1.

Që nga fillimi i i pandemisë, numri total i të infektuarve në Maqedoninë Veriore, ka arritur në 11 mijë e 399, prej tyre 7 mijë e 480 janë shëruar dhe 517 persona kanë vdekur. Aktualisht janë 3 mijë e 402 raste aktive me koronavirusin e ri./Gazeta Sinjali/