image Publikohet bilanci i fundit i koronavirusit në Shqipëri

Shqipëri

Publikohet bilanci i fundit i koronavirusit në Shqipëri

news image

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se gjatë 24 orëve në Shqipëri janë kryer 3307 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 707 qytetarë me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Po ashtu, në këtë periudhë kohore janë shëruar 439 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 38,860 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 268 pacientë, 29 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Ndërkaq, me gjithë përpjekjet e mjekëve 4 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirus atje.

/Gazeta Sinjali/