image Publikohet bilanci i fundit i koronavirusit në SHBA

Botë

Pandemia/ Publikohet bilanci i fundit i koronavirusit në SHBA

news image

Të paktën 25 mijë e 294 raste të reja të koronavirusit dhe 1 mijë e 263 vdekje të lidhura u raportuan në Shtetet e Bashkuara të enjten, sipas Universitetit Johns Hopkins, raporton CNN.

Tani Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar të paktën 1 milion e 577 mijë e 147 infeksione me Covid-19 dhe 94 mijë e 702 vdekje të lidhura me virusin.

Totali përfshin raste nga të 50 shtetet, Rrethi i Kolumbisë dhe territoret e tjera të SHBA, si dhe raste të riatdhesuara. 

Ndryshe,më shumë se 5 milionë e 100 mijë raste infektimi dhe 333 mijë të vdekur janë regjistruar deri më sot në 196 vende të botës, që nga fillimi i epidemisë. Ndër këto raste, të paktën 1 milion e 900 mijë sot konsiderohen të shëruar./GazetaSinjali