image Publikohet bilanci i fundit i COVID-19 në Shqipëri: Një i vdekur dhe 12 raste të reja

Shqipëri

Publikohet bilanci i fundit i COVID-19 në Shqipëri: Një i vdekur dhe 12 raste të reja

news image

Një person ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri. Ndërkohë, janë regjistruar edhe 12 raste të reja pozitive nga 3 mijë e 255 testime, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 118 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 129.215.

Që nga fillimi i pandemisë, Shqipëria ka regjistruar 132.297 raste pozitive, 2.449 të vdekur dhe 715.526 testime./Gazeta Sinjali/