image Publikohet bilanci i fundit i COVID-19 në Shqipëri: 5 viktima dhe 207 raste të reja

Shqipëri

Publikohet bilanci i fundit i COVID-19 në Shqipëri: 5 viktima dhe 207 raste të reja

news image

5 persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri. Ndërkohë, janë shënuar edhe 207 raste të reja, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas raportit të së mërkurës të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, bëhet e ditur se janë shëruar 538 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 99,441 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 194 pacientë, 13 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar./Gazeta Sinjali/