image Publikohet bilanci i fundit i COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, shënohen 72 raste të reja

Rajon

Publikohet bilanci i fundit i COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, shënohen 72 raste të reja

news image

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 793 teste dhe janë regjistruar 72 raste të reja me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.

13 persona e humbën betejën me COVID-19, teksa u shëruan 1 mijë e 23 pacientë duke e çuar në total numrin e të shëruarve në 74 mijë e 800.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me COVID-19 në Maqedoninë Veriore që nga fillimi i epidemisë është 89.463.

/Gazeta Sinjali/