image Publikohet bilanci i fundit i COVID-19 në Maqedoninë e Veriut: 11 viktima dhe 33 raste të reja

Rajon

Publikohet bilanci i fundit i COVID-19 në Maqedoninë e Veriut: 11 viktima dhe 33 raste të reja

news image

11 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut. Ndërkohë, janë regjistruar edhe 33 raste pozitive nga 3 mijë e 777 testime.

Sipas raportit të së shtunës të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, janë shëruar 92 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 147.473.

Numri i personave të vdekur në Maqedoninë e Veriut nga COVID-19 deri tani është 5.398. /Gazeta Sinjali/