Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar mbrëmjen e sotme në fshatin Varagë të Zubin Potokut.
Si pasojë e këtij shpërthimi, është dëmtuar kanali i ujit të Ibër-Lepencit.
Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Ndërkohë, mediumi serb Kosovo-Online, ka publikuar pamje pas shpërthimit.
“Po, është dëgjuar një shpërthim në kanalin e ujit dhe ekipet policore janë duke punuar që sa më shpejtë ta ndriçojnë rastin”, ka thënë Elshani.
Mësohet se uji ka nisur të rrjedhë nga kanali në mënyrë të pakontrolluar.