image Publikohen pamje nga vendi ku u kapën rreth 70 kg heroinë - FOTO

Siguri

Publikohen pamje nga vendi ku u kapën rreth 70 kg heroinë – FOTO

news image

Prokuroria Themelore në Ferizaj, sot njoftoi se në koordinim me Policinë e Kosovës, ka zhvilluar një aksion kundër drogës, të koduar si “Gropa”, që ka rezultuar me konfiskimin e dhjetëra kilogramëve heroinë dhe ndalimit të 10 personave, raporton Gazeta Sinjali.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se “janë kontrolluar dhe bastisur disa lokacione të ndryshme në Ferizaj dhe janë sekuestruar rreth shtatëdhjetë (70) kg substancë e dyshuar narkotike e llojit Captagon- (heroinë) dhe disa paisje për përpunimin e saj, ku me ç’rast janë arrestuar dhjetë (10) persona”.

Ndërkohë ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka publikuar pamje të drogës që u kap gjatë këtij aksioni.

May be an image of indoor
May be an image of 1 person and indoor
No photo description available.

Të ndaluarit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

/GazetaSinjali/