image Publikohen pamje nga laboratorët e drogës që u zbuluan nga Policia në Prishtinë

Siguri

Publikohen pamje nga laboratorët e drogës që u zbuluan nga Policia në Prishtinë

news image

Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti i Krimeve të Rënda, pak më parë ka njoftuar se gjatë operacionit që ka realizuar sot në koordinim me Policinë e Kosovës, ka identifikuar laborator të inprovizuar për prodhimin e substancave narkotike.

Një aksion i tillë është zhvilluar edhe gjatë ditës së djeshme. Në të dyja rastet janë sekuestruar sasi të konsiderueshme të bimëve narkotike.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në rrjetin social Facebook, ka publikuar fotografi nga laboratorët e drogës që u zunë nga Policia e Kosovës dhe ka paralajmëruar një tjetër aksion.

Dje në Grashticë, Sot në Prugoc, Nesër…”, ka shkruar ai. 

/GazetaSinjali/