image Pse rastet me koronavirus po shtohen më shpejt se kurrë?

Botë

Pse rastet me koronavirus po shtohen më shpejt se kurrë?

news image

Rastet e reja me koronavirus po shtohen më shpejt se kurrë në gjithë botën. Çdo ditë po konfirmohen më shumë se 100.000 raste. Në prill rastet e reja nuk e kaluan kurrë numrin 100.000 në ditë, por më 3 qershor rastet e reja në një ditë arritën në 130.000.

Kjo rritje e numrit mund të shpjegohet pjesërisht me rritjen e numrit të testimeve. Por shumë shtete po ndjekin trajektore të ndryshme për sa i përket pandemisë.

Numri i rasteve të reja është ulur në vende që u prekën shumë fillimisht, si: Kina, SHBA-ja, Britania e Madhe, Italia, Spanja, Franca.

Por në shumë vende, si: Amerika e Jugut, Lindja e Mesme dhe Afrika shkalla e përhapjes së virusit po rritet, sipas analizave të Johns Hopkins University.

Në Libi, Irak, Uganda, Mozambik dhe Haiti numri i rasteve të reja po dyfishohet çdo javë. Në Brazil, Kili, Kolumbi dhe Afrikën e Jugut, rastet po dyfishohen çdo dy javë.

Situata në vendet e Amerikës nuk ka qenë aspak e mirë. Sipas përfaqësuesve të OBSH-së, për shumë javë numri i rasteve të raportuara çdo ditë në Amerikë ka qenë më shumë se numri i rasteve në gjithë botën.

Disa vende që e kanë kaluar pikun prej disa kohësh, si Koreja e Jugut, Gjermania dhe Kina, po regjistrojnë raste të reja, duke shtuar frikën e një vale të dytë.

Situata e vërtetë e virusit mund të jetë më keq nga sa e tregojnë numrat, pasi shumë raste asimptomatike kalojnë pa u diagnostikuar./Gazeta Sinjali/