image "Pse po më shikon...", sulmohet me thikë një person në mes të rrugës në Pejë

Siguri

“Pse po më shikon…”, sulmohet me thikë një person në mes të rrugës në Pejë

news image

Një person është sulmuar me thikë dje në rrugën Esat Mekuli në Pejë, rreth orës 18:30, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të Sinjalit brenda Policisë, i dyshuari e kishte sulmuar viktimën duke i thënë “pse po më shikon”.

Për shkak të lëndimeve të marra, viktima është dërguar në Spitalin rajonal të Pejës, për të marrë trajtim mjekësor.

Rasti në Polici është iniciuar si “lëndim i lehtë trupor”.

/GazetaSinjali/