image Pse olimpistët kafshojnë medaljet e tyre dhe çfarë bëjnë me to?

Sporte të tjera

Pse olimpistët kafshojnë medaljet e tyre dhe çfarë bëjnë me to?

news image

Një nga gjërat më të zakonshme që ndodhin në botën e sportit është edhe vendosja e medaljes së artë në mes të dhëmbëve nga olimpistët që kanë zënë një vend në podium, transmeton Gazeta Sinjali Sporti.

Një gjë e tillë mund të shihet shumë shpesh në Lojërat Olimpike në Tokio, çka dhe i ka shtyrë organizatorët që t’i rikujtojnë njerëzve se medaljet nuk janë të ngrënshme.

Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të Shoqërisë Ndërkombëtare të Historianëve Olimpikë, David Wallechinsky, tregoi se ky gjest është një përpjekje për të kënaqur mediat.

Një fenomen i tillë nuk është vetëm në Lojërat Olimpike. Për çiklistin slloven Primoz Roglic, i cili fitoi medaljen e artë tregoi se medalja e kishte befasuar.

Boksieri Superstar Wladimir Klitschko e shiti medaljen e artë që ai fitoi në Lojërat Atlanta 1996 për 1 milion dollarë, me fondet që shkuan në fondacionin vëllezërit Klitschko, një bamirësi e krijuar nga ai dhe vëllai i tij Vitali për të ndihmuar fëmijët e varfër në jetën e tyre.

Notari amerikan Anthony Ervin nxori në ankand medaljen e tij të artë olimpike të vitit 2000 në eBay për të ndihmuar të mbijetuarit e cunamit të Oqeanit Indian të vitit 2004.

/GazetaSinjaliSporti/