image Pse kjo foto e maces në një mal me gjethe të rëna po bën xhiron e rrjetit

Botë

Pse kjo foto e maces në një mal me gjethe të rëna po bën xhiron e rrjetit

news image

Fotoja e një maceje që është “zhdukur” në një mal me gjethe të rëna, për shkak të vjeshtës, në oborrin e një shtëpie në SHBA, po bën xhiro në rrjet.

Avery Shrader po grumbullonte gjethe në oborrin e saj kur i erdhi një ide e çuditshme. Ajo mblodhi pemët e rrëzuara në një cep të kopshtit të saj dhe e la macen e saj, të zvarritet në to për të eksploruar.

Në një moment, Shrader e ka fotografuar macen e saj, por kur e ka parë pak më vonë, nuk ka mundur ta dallojë saktësisht se kush ishte macja në foto.

“Shumica e njerëzve të cilëve u tregova foton nuk mund ta gjenin, pasi ishte bërë njësh me gjethet,” tha ajo.

Po ti, a mund ta dallosh?

/GazetaSinjali/