image PSD nesër nis mbledhjen e nënshkrimeve për referendum për bashkimin kombëtar, e ftojnë Kurtin për të votuar

Politikë

PSD nesër nis mbledhjen e nënshkrimeve për referendum për bashkimin kombëtar, e ftojnë Kurtin për të votuar

news image

Zyrtari i PSD-së, Nol Nushi ka njoftuar se nesër në sheshin Skënderbeu do të organizohet referendum për bashkim me Shqipërinë nga ky subjekt politik.

Nushi ka bërë të ditur se për këtë iniciativë kanë lajmëruar edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti përmes telefonit dhe email-it zyrtar.

“Para pak minutash, përmes emailit zyrtar dhe numrit personal te telefonit, e njoftuam kryeministrin Kurti që nesër në ora 13:00, në sheshin Skënderbeu do të organizohet referendum për bashkim me Shqipërinë. Duke e ditur që kryeministri i ka 700 punë, vendosem që punët logjistike t’i kryejmë ne per të në mënyrë që ai ta kryejë vetëm procesin e votimit. Shihemi në shesh Kryeministër!”, shkroi Nushi në Facebook./GazetaSinjali/

Mund të jetë një imazh i teksti
Mund të jetë një imazh i teksti