image PSD-ja u dërgon ftesa për protestë deputetëve në Kuvend

Politikë

PSD-ja u dërgon ftesa për protestë deputetëve në Kuvend

news image

Partia Social Demokrate gjatë ditës së sotme ju ka dërguar ftesa deputetëve në Kuvend, që të marrin pjesë në protestën e tyre që organizohet kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Sipas kësaj partie, situata është shkaktuar nga  një model politik që e ka të lidhur mbijetesën me kriza dhe jo me punë e progresivitet, raporton Gazeta Sinjali.

“Ne sot si PSD kemi dorëzu tek secili deputet i opozitës një ftesë me një letër shpjeguese për protestën e 29 janarit. Deputeti i opozitës sot në ditë të krizës së energjisë e të pandemisë e ka rolin dhe përgjegjësinë shumë më të madhe se sa në ditët e zakonshme. Shto këtu faktin se në këtë situatë të vështirë e kemi për lider një model politik që funksionon përmes krizave, i cili nuk është duke dhënë zgjidhje madje është duke e thellu varfërinë këtu deputeti bëhet i pazëvendësueshëm”, deklaroi Teuta Rrusta.

Protesta nga PSD-ja do të mbahet më 29 janar, në orën 14:00 në Prishtinë./Gazeta Sinjali/

Mund të jetë një imazh i teksti