image PSD e quan hipokrit Albin Kurtin për shkak të takimit me Listën Serbe

Kosovë

Reagim/ PSD e quan hipokrit Albin Kurtin për shkak të takimit me Listën Serbe

news image

Partia Socialdemokrate, kanë reaguar me një komunikatë lidhur me takimin e Albin Kurtit me Listën Serbe, për formimin e qeverisë. Sipas PSD-së, “Albin Kurti është një hipokrit, por jo i zakonshëm, i cili vepron me standarde të dyfishta”.

PSD, thekson se dikur subjekti Vetëvendosje, kishte tjetër qëndrim ku kushdo që më herët ka bërë takime me Listën Serbe, është quajtur ‘’kolaboracionist’’

‘’Kurti është hipokrit, por ai nuk është një hipokrit i zakonshëm. Gjykimi përmes standardeve të dyfishta është thelbi i profilit të tij ideologjik. Kur për veprimin që e bën vetë, për të tjerët rezervon epitete si “tradhtar” apo “kolaboracionist”, kjo tregon se po mendon diçka të veçantë për veten tënde. Flet edhe për mënyrën se si e koncepton të vërtetën. Ajo nuk është pjesë e diskutimit, as mësim krijues nga përpjekjet. E trajtuar kësisoj, e vërteta është e lidhur ontologjikisht me subjektin”, thuhet në komunikatën e PSD-së.

Gjithashtu, sipas PSD-së, asgjë deri më tani nuk kanë dëgjuar për modelet e ndryshme të zhvillimit nga ana e Vetëvendosjes./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/Socialdemokratet/posts/2440881752839286?xts%5B0%5D=68.ARDb1kgTlhlGQSJzx2-jVTwlQ3SBck-SkCgQAjmkqrU4haugV4RENVGwhBni7ksVYgtpKLkGWLcT_R6H8ewlDrN_Za84h5iRNsOhnxIldGxFzFl_cNF43NefBkvIaYFJpfigGA221ebsuLwnAB8GJBjEZqfxb6ZB0OWuvoQKCPYcJZZV8qC6Sp0_Qs-Sn_wECkrJQNtJ0CNgAKP9vY1IC-JGOtlBDY4GXY6pkmn8loYRdUW6Q_khrkrKweHn1MbpbwjHvpPFfVHOUvFvc2gKsugHOz-M8GsB5pC4F4aLG6E8EOTSEpLbUXs7xHCTQP9TCjlhW-MK3PX2OVcicBJeoqAJ&tn=-R