image Protestuesit djegin policin gjatë demonstrimeve për George Floyd

Botë

Protestuesit djegin policin gjatë demonstrimeve për George Floyd

news image

Pamje tronditëse vijnë nga Meksika. Një oficeri policie i është vënë zjarri pas një konfrontimi me disa demonstrues.

Ngjarja e rëndë  ka ndodhur në qytetin e dytë më të madh në vend, Guadalajara.

Video që po qarkullon në mediat sociale, tregon një grup oficerësh policie në motoçikleta që konfrontohen me protestuesit. Ndërsa në një moment një i ri i maskuar e me syze dielli lëshon lëng të djegshëm në kurrizin e policit dhe i vë zjarrin.

Meksika është përfshirë nga një valë protestash që prej vdekjes së 30 vjeçarit, disa orë pas arrestimit, prej dhunës së dyshuar të policisë. Vëllai i tij kishte publikuar një video ku tregohej dhuna e ushtruar nga policia gjatë arrestimit të tij. /Gazeta Sinjali/