image Protestojnë izraelitët: Kryeministri dështoi në menaxhimin e ekonomisë gjatë pandemisë

Botë

Protestojnë izraelitët: Kryeministri dështoi në menaxhimin e ekonomisë gjatë pandemisë

news image

Mijëra izraelitë protestuan në shtunën në mbrëmje në qendër të Tel Aviv. Sipas tyre, kryeministri Benjamin Netanyahu, ka dështuar në menaxhimin e ekonomisë gjatë pandemisë Covid-19.

Shumë njerëz kanë mbajtur maska por nuk respektuan distancën në mes tyre.

Disa izraelitë mendojnë se qeveria nuk ka bërë sa duhet për të kompensuar qindra mijëra punëtorë që humbën punën si rezultat i kufizimeve dhe mbylljeve.

Shumë izraelitë nuk janë rikthyer në punë dhe një valë e re e rasteve me Covid-19 ka shkaktuar disa kufizime.

Qeveria ka njoftuar se do të kompensohen ata që nuk kanë punuar gjatë pandemisë, por qytetarët thonë se ata ende nuk kanë parë ndonjë nga fondet e premtuara. /GazetaSinjali/