image Protestohet para komunës paralele në fshatin Osojan të Istogut, serbët nuk e lënë kryetarin të futet në zyrë

Kosovë

Protestohet para komunës paralele në fshatin Osojan të Istogut, serbët nuk e lënë kryetarin të futet në zyrë

news image

Një numër i qytetarëve serb, kanë bllokuar sot zyrat e komunës paralele të Istogut, duke mos e lejuar kryetarin e komunës Kosta Belosheviq të futet në zyrë.

Protestuesit, po kërkojnë punësimin e një anëtari nga secila familja, raporton mediumi serb Radio Kim.

Sipas tyre, ky ishte premtim edhe i drejtorit të ashtuquaturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Protestuesit u shprehen se po gënjehen tash e 10 muaj. Sipas tyre, në listën e pagave të kësaj komune paralele janë 47 zyrtarë, por vetëm 30 janë aktivë.

Serbia ka krijuar komuna paralele për secilën komunë në Kosovë, ndonëse shumë pak prej tyre i ka në qytetet, serbët e të cilave pretendohet se i përfaqësojnë. Njësoj edhe komuna paralele e Istogut zyrën e ka në fshatin Osojan.

/GazetaSinjali/