image Protestohet para Këshillit Gjyqësor e Prokurorial pas aktgjykimit për rastin e dhunimit të 15-vjeçares

Kosovë

Protestohet para Këshillit Gjyqësor e Prokurorial pas aktgjykimit për rastin e dhunimit të 15-vjeçares

news image

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist pasi mbushi mbrëmë me grafite objektin e Gjykatës Themelore në Pejë, në shenjë proteste për aktgjykimin e kësaj gjykate, që e dënoi me 8 muaj e 8 ditë burgim të akuzuarin për dhunimin seksual në grup të një 15-vjeçareje, sot do të protestojnë për Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Protesta do të fillojë te Këshilli Gjyqësor, për të vazhduar te Këshilli Prokurorial dhe më pas te stacioni policor Qendra.

“Dhuna e shumëfishtë që vajzat e gratë e përjetojnë në të gjitha hapësirat dhe sferat e organizimit privat e publik në Kosovë, duhet trajtuar drejtë dhe me urgjencë. Andaj, të shqetësuara dhe të revoltuara, ne mblidhemi sot në ora 14:00, pranë Këshillit Gjyqësor të Kosovës, për të vazhduar tek Këshilli Prokurorial i Kosovës, ku do të kundërshtojmë këtë vendim dhe dështimin shtetëror për te mbrojtur te drejtat themelore te vajzave dhe grave në Kosovë.”

/GazetaSinjali/