image Protesta kundër shtrenjtimit të rrymës, Molliqaj del sot në konferencë

Kosovë

Protesta kundër shtrenjtimit të rrymës, Molliqaj del sot në konferencë

news image

Partia Socialdemokrate gjatë ditës së sotme do të mbajë konferencë për media lidhur me protestën që do të mbahet të shtunën, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e partisë, Natyra Kuçi, e cila ka thënë se konferenca do të mbahet në orën 12:00.

“Sot, me datën 28 janar (e premte), duke filluar nga ora 12:00, Partia Socialdemokrate do të mbajë konferencë për media lidhur me protestën e 29 janarit. Konferenca do të mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” dhe do të flas kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj”, ka shkruar ajo.

PSD të shtunën do të mbaj protestë kundër vendimit për shtrenjtimin e energjisë elektrike. /GazetaSinjali/