image Propozimi i UEFA-s për vazhdimin e Ligës Kampionëve: Çerek-finalet dhe gjysmë-finalet të luhen me nga një ndeshje

Futboll

Futboll/ Propozimi i UEFA-s për vazhdimin e Ligës Kampionëve: Çerek-finalet dhe gjysmë-finalet të luhen me nga një ndeshje

news image

Duke e parë gjendjen alarmante në gjithë botën për shkak të koronavirusit, të gjitha aktivitetet sportive në Evropë janë ndërprerë.

UEFA po mendon që sapo të qetësohet pak gjendja të vazhdoj me zhvillimin e Ligës së Kampionëve, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas raportimeve të gazetës spanjolle “Sport”, UEFA ka dhënë një propozim që Liga e Kampionëve, saktësisht faza e çerek-finaleve dhe gjysmë-finaleve, të zhvillohen vetëm nga një ndeshje, do të thotë pa ndeshje kthyese.

Për momentin kanë mbetur edhe katër ndeshje të pazhvilluara në fazen e 1/8 së finales./Gazeta Sinjali/