image Pronari i barnatores në Deçan përfundon në Polici, dyshohet se rrahu një klient të moshuar

Siguri

Pronari i barnatores në Deçan përfundon në Polici, dyshohet se rrahu një klient të moshuar

news image

Pronari i një barnatoreje në komunën e Deçanit ka përfunduar në stacion policor sot rreth orës 13:00, pasi dyshohet se sulmoi fizikisht një klient, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se rastin në Polici e ka denoncuar 65-vjeçari i cili kishte shkuar në barnatoren në rrugën ‘Luan Haradinaj’ për të blerë një ilaç, e që sipas tij pas një mosmarrëveshjeje, pronari i barnatores e ka sulmuar fizikisht.

Si pasojë e kësaj, i moshuari është dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan për të kërkuar ndihmë mjekësore, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

Pronari i barnatores u shoqërua në stacion policor për intevistim dhe me urdhër të prokurorit ndaj tij është iniciuar rasti ‘Lëndim i lehtë trupor’.

/GazetaSinjali/