image Prokuroria zbulon detaje të reja për rastin e gruas që rrahu burrin gjysmë të paralizuar në spital

Drejtësi

Prokuroria zbulon detaje të reja për rastin e gruas që rrahu burrin gjysmë të paralizuar në spital

news image

Gjykata Themelore në Gjakovë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji, gruas e cila ushtroi dhunë ndaj bashkëshortit të saj, i cili është pjesërisht i palëvizshëm. Rasti ka ndodhur më 14 janar në Spitalin e Gjakovës, por është raportuar më 18 janar.

Prokuroria në Gjakovë ka dhënë detaje lidhur me këtë rast. Në një komunikatë për media thuhet se e dyshuara e kishte rrahur burrin e saj A.N.,, pasi ishte revoltuar se duhej të kujdesej për të.

I dëmtuari përderisa ishte duke u trajtuar në spital, e pandehura e revoltuar se duhej të kujdeset për të, e sulmon fizikisht të dëmtuarin dhe e godet me shuplakë në regjionin e fytyrës,  e në pjesë të ndryshme të trupit”, thuhet në komunikatë.

Sipas Prokurorisë, gruaja dyshohet se e kishte rrahur burrin e saj edhe në shtëpinë e tyre.

“Gjithashtu nga kohë e pacaktuar e deri më 18 janar 2022, në shtëpinë e tyre të përbashkët, e pandehura shkakton dhunë në familje, keqtrajtim fizik dhe psikik, të dëmtuarit, bashkëshortit të saj A.N, duke e ofenduar ne mënyrë të vazhdueshme, kanosur dhe duke e goditur fizikisht, ku tek i dëmtuari ka shkaktuar dhembje fizike dhe shqetësim të madh emocional.”

Gruaja dyshohet se ka kryer veprat penale “Lëndim i rëndë trupor”, dhe “Dhuna në familje”. E njëjta gjendet në ndalim nga data 18 janar.

Gjithë ngjarja ka ndodhur më 14 janar, në repartin e neurologjisë, në Spitalin Rajonal “Isa Grezda”, në Gjakovë.

Policia rajonale e Gjakovës bëri të ditur dje për Sinjalin thuhet se e dyshuara ka probleme mendore.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/