image Prokuroria Themelore e Ferizajt kërkon paraburgim për të dyshuarin për vrasjen e 50-vjeçarit

Siguri

Prokuroria Themelore e Ferizajt kërkon paraburgim për të dyshuarin për vrasjen e 50-vjeçarit

news image

Prokuroria Themelore e Ferizajt ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit B.SH, i cili u dorëzua ditën e djeshme në polici, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, ndaj një personi në pompën e benzinës së fshatit Bibaj të Ferizajt, çka më vonë kishte çuar deri tek vdekja e viktimës.

“Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se më 21 Shkurt 2021, në fshatin Bibaj, komuna Ferizaj, në parkingun e pompës së derivateve “Hib Petrol”, i pandehuri B.SH., me dashje i ka shkaktuar lëndim të rëndë trupor tani të ndjerit A.L., ku pas një fjalosje, i njëjti e godet me grusht në fytyrë, me ç’rast si pasojë e kësaj goditje rrëzohet në tokë-beton dhe pëson lëndime trupore dhe si pasojë e lëndimeve të pësuara i njëjti ndërron jetë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore të Ferizajt.

B.SH i cili u vetdorëzua dje në polici gjendet ende në ndalim 48-orësh. /Gazeta Sinjali/