image Prokuroria kërkon paraburgim për tre serb të dyshuar për kontrabandë të cigareve nga Kosova

Drejtësi

Prokuroria kërkon paraburgim për tre serb të dyshuar për kontrabandë të cigareve nga Kosova

news image

Në Departamentin Special për Luftimin e Korrupsionit të Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd sot janë marrë në pyetje tre të dyshuar për kontrabandë të cigareve pa akcizë nga territori i Kosovës.

Milojko R. (45), Ljuban Z. (39) dhe Velibor T. (46) dyshohen se kanë kryer veprat penale të kontrabandës dhe tregtisë së paligjshme të mallrave të akcizës.

Pas seancës, prokuroria i propozoi gjyqtarit për procedurën paraprake të Gjykatës së Lartë në Beograd që të tre të dyshuarit t’u caktohet paraburgimi në mënyrë që të mos ndikojnë te dëshmitarët dhe të mos përsërisin veprën penale brenda një kohe të shkurtër.

Dyshohet se Miljojko R. ka urdhëruar dhe ka organizuar blerjen e paligjshme, transportin dhe ruajtjen e cigareve pa pulla akcize dhe pa dokumentacion për origjinën e mallit, duke urdhëruar verbalisht shoferin e kamionit Velibor T, në datën 30 shtator të këtij viti, të dorëzojë cigare nga territori i Kosovës.

Ljuban Z. dyshohet se si drejtor dhe pronar i një kompanie transporti nga Ruma ka lidhur kontratë fiktive për dhënien me qira të një automjeti, duke e vënë në dispozicion të Radosavljeviqit kamionin e lartpërmendur, në mënyrë që të përdoret paligjshëm transporti i mallrave të akcizës, pa pullë akcize.

/GazetaSinjali/