image Prokuroria kërkon paraburgim për tre hakerët e dyshuar që u arrestuan në Ferizaj

Drejtësi

Prokuroria kërkon paraburgim për tre hakerët e dyshuar që u arrestuan në Ferizaj

news image

Policia e Kosovës në bashkëpunim me FBI-në dhe Prokurorin e Shtetit gjatë ditës së djeshme ka arrestuar tre persona në Ferizaj, të cilët dyshohen se ishin pjesë e një grupi hakerësh dhe se përmes një platforme online, kanë vendosur dhe shitur të dhëna të ndryshme elektronike, të cilat paraprakisht i kanë siguruar përmes veprimeve të paligjshme online.

Prandaj Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar nga Gjykata në Prishtinë masën e paraburgimit ndaj të dyshuarve E. J., Ç. B. dhe V.S. për veprën penale të cilën u ngarkohet, “hyrje në sistemet kompjuterike”.

“Pas marrjes së një mori veprimesh hetimore, janë identifikuar tre (3) persona të dyshuar si pjesë e një grupi hakerësh, të cilët kanë poseduar të dhëna kompjuterike të ndjeshme, duke krijuar një platformë online përmes së cilës kanë vendosur dhe shitur të dhëna të ndryshme elektronike në formë të jashtëligjshme. Më këto veprime konsiderohet të kenë shkaktuar dëme te mëdha materiale tek te dëmtuarit”, ka thënë prokuroria në njoftim.

Këta të fundit sipas prokurorisë momentalisht gjenden nën masën e ndalimit për 48 orë.

Gazeta Sinjali ka raportuar sot në lidhje me aksionin e policisë, ku me ndihmën e FBI-së është bërë e mundur edhe arrestimi i tre hakerëve.

/GazetaSinjali/