image Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin që u kap me mbi 27 kg drogë brenda veturës në Mramor

Siguri

Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin që u kap me mbi 27 kg drogë brenda veturës në Mramor

news image

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka parashtruar kërkesë në Gjykatën Kompetente për caktimin e masës së sigurisë ndaj Nikola Nedeljkoviç, i cili u arrestua pasi u kap me drogë në veturën e tij në fshatin Mramor të Prishtinës, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se prokurorja e rastit, Javorka Prilnçeviq, ka kërkuar caktimin e masës  së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj Nedeljkoviç.

34-vjeçari u arrestua dje pasi vetura e tij u ndalua nga hetuesit policorë të cilët kishin marrë informacione se bëhet fjalë për një rast të trafikimit me substanca të dyshuara narkotike.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. 

/GazetaSinjali/