image Prokuroria e Gjakovës kërkon paraburgim për burrin që dyshohet se goditi gruan me kaçavidë në kokë

Drejtësi

Prokuroria e Gjakovës kërkon paraburgim për burrin që dyshohet se goditi gruan me kaçavidë në kokë

news image

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë kërkesë në Gjykatën kompetente në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj  të pandehurit A.K., me dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas aktakuzës, i pandehurit A.K., në shtëpinë e tij në fshatin Rogovë, Komuna e Gjakovës, pikërisht në dhomën e fjetjes, kishte tentuar ta privojë nga jeta bashkëshorten e tij, të dëmtuarën, F.K.,  përderisa e njëjta ishte duke fjetur, e godet me kaçavidë disa herë në kokë e pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

“Prokurori i rastit  ndaj të pandehurit A.K., ka bërë kërkesën për caktimin e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, dhe i njëjti me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 12 maj 2021”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. /Gazeta Sinjali/