image Prokurori: Në marsin e ardhshëm duhet të nisë gjykimi ndaj Salih Mustafës

Drejtësi

Prokurori: Në marsin e ardhshëm duhet të nisë gjykimi ndaj Salih Mustafës

news image

Në Gjykatën Speciale në Hagë është duke u mbajtur seanca e radhës, e treta me radhë, ndaj ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafës, shkruan Gazeta Sinjali.

Prokurori i Specializuar tha se procesi i nxjerrjes së provave është drejt fundit dhe se presin që shumë shpejt të përfundojë ky proces paragjyqësor.

Ai tha se gjykimi i Mustafës duhet të synohet të fillojë në marsin e ardhshëm.

“Dua të shpreh qëndrimin e Prokurorisë në lidhje me bazën për këtë proces paragjyqësor. Procesi i nxjerrjes së provave është nga fundi. Prokurori synon që ta përfundojë fazën paragjyqësore të procedurës nga fillimi i vitit të ardhshëm dhe të kalojmë në fazën gjyqësore sa më shpejtë që është e mundshme. Duke pasur parasysh këtë, duhet të gjithë ta kemi si datë të synuar për fillimin e gjykimit diku marsin e vitit 2021”, tha prokurori./Gazeta Sinjali/