image Prokurori i rastit jep detaje për aksionin anti-drogë në Deçan dhe Gjakovë, konfiskohen 180 bimë narkotike

Siguri

Prokurori i rastit jep detaje për aksionin anti-drogë në Deçan dhe Gjakovë, konfiskohen 180 bimë narkotike

news image

Tashmë ka përfunduar aksioni anti-drogë i zhvilluar në Deçan dhe Gjakovë nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Pejë, raporton Gazeta Sinjali.

Këtë e ka konfirmuar për Sinjalin prokurori i rastit, Ersan Qavolli, i cili ka bërë të ditur se ky aksion ka rezultuar me sekuestrimin e 180 bimëve narkotike të llojit marihuanë, 400 gramë kokainë dhe armë zjarri.

“Sapo ka përfunduar aksioni anti-drogë që zhvilluan në komunën e Deçanit dhe Gjakovës. Nga ky aksion janë arrestuar shtatë persona si dhe janë bastisur 10 lokacione. Gjatë aksionit janë sekuestruar 180 bimë të llojit marihuanë të gjata prej dy deri në katër metra, është konfiskuar edhe sasi tjetër e llojit marihuanë, 400 gram kokainë dhe armë”, tha Qavolli.

/GazetaSinjali/