image Profesori amerikan: Kurti ka plotësisht të drejtë për Asociacionin

Politikë

Profesori amerikan: Kurti ka plotësisht të drejtë për Asociacionin

news image

Profesori në Universitetin e Nju Jorkut, Alon Ben Meir thotë se Asociacioni i komunave serbe me kompetenca ekzekutive është në dëm të Kosovës, prandaj i sugjeron Kurtit që të rezistojë dhe të mos e pranojë të njëjtin, transmeton Sinjali.

Profesori Ben Meir deklaron se brenda territorit të Kosovës nuk mund të ketë Asociacion të komunave me pushtet ekzekutiv, pasi një gjë e tillë do t’ia lejonte Serbisë të ketë fuqi ekzekutive mbi këto komuna.

Sipas tij, kjo do të nënkuptonte dhënien e një territorit të Kosovës Serbisë.

Ben Meir shton se Kurti duhet t’i rezistojë Asociacionit të komunave me shumicë serbe, nëse i njëjti synon të fitojë fuqi ekzekutive, e ku Serbia do ta mbikëqyrte atë lloj fuqie.

“Mendoj se Kurti ka plotësisht të drejtë. Nuk mund të kemi Asociacion të komunave me pushtet ekzekutiv, sepse një gjë e tillë do t’ia lejonte Serbisë të ketë fuqi ekzekutive mbi këto komuna. Kjo do të nënkuptonte dhënie të këtij territori Serbisë. Ne nuk duam të kemi ndryshime territoriale. Prandaj, në pikëpamjen time, Kurti duhet t’i rezistojë Asociacionit të komunave me shumicë serbe, nëse i njëjti synon të fitojë fuqi ekzekutive, ku Serbia do ta mbikëqyrte atë lloj fuqie. Që do të nënkuptonte se ata do ta kontrollonin atë territor për qëllimet e veta. Por, çdo Asociacion normal mes dy vendeve, mund të sjell normalizim të marrëdhënieve mes dy palëve, edhe pa fuqinë ekzekutive që do t’i jepej Serbisë mbi këto komuna. Kjo është e mundshme. Nuk do të thotë se duhet të jetë e tëra ose asgjë, por mund të jetë një lloj marrëdhënie e tillë, e cila do të siguronte se Serbia nuk do të ketë fuqi ekzekutive në këto komuna”, ka thënë ai./Gazeta Sinjali/