image Prodhuesit kërkojnë mbështetje nga Kurti për t’i hequr 'qafe' importet

Prodhime Vendore

Prodhuesit kërkojnë mbështetje nga Kurti për t’i hequr ‘qafe’ importet

news image

Ekonomia e Kosovës vazhdon të ballafaqohet me probleme të natyrave të ndryshme e sidomos sektori i prodhimit, i cili vazhdimisht kërkojnë mbështetje nga institucionet, raporton Gazeta Sinjali.

Kryetari i AKB-së Agim Shahini, tha se Kosova ende vuan shumë nga presioni i importeve të produkteve të ndryshme. Ekonomia e Kosovës duhet të ketë një strategji nga Qeveria për mbështetjen më të madhe të prodhimit vendor.

Kreu i AKB-së ka kërkuar nga kryeministri Kurti që të mbështes më shumë prodhimin vendor, sepse ky është mision e mundësi i të gjithëve për t’i zëvendësuar importet e shumta.

Ai më tej theksoi se në Kosovë mbi 80 për qind e kompanive janë individuale dhe kjo e bënë që ekonomia jonë të jetë më e vogël dhe duhet rritur e bashkuar mendjen e kapitalin, kur ta bëjmë këtë do të kemi eksporte më të shumta.

“Është rritur importi, eksporti, por edhe inflacioni dhe kjo është një goditje e rëndë e krizave të njëpasnjëshme. Qeveria duhet ta mbështes prodhimin vendor, sespe e vetmja shpres është dalja nga kriza. Duhet konsumuar prodhimet vendor”, tha Shahini.

Sipas tij edhe pse Kosova është e vogël por me mundësi të madhe prodhuese.

/GazetaSinjali/