image Prizren: Nga data 15 korrik deri me 19 gusht, Policia e Kosovës sekuestron 22 armë të përdorura në ahengje familjare

Siguri

Prizren: Nga data 15 korrik deri me 19 gusht, Policia e Kosovës sekuestron 22 armë të përdorura në ahengje familjare

news image

Përdorimi i armëve në vendin tonë është bërë një dukuri e rrezikshme me të cilën Policia e Kosovës po përballet çdo ditë duke u munduar të sigurojë rend, ligj dhe mbrojtje, raporton Gazeta Sinjali.

Së fundmi, përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, Policia ka bërë të ditur se nga data 15 korrik deri me 19 gusht (sot), ka sekuestruar 22 armë të ndryshme të cilat janë përdorur në ahengje familjare në rajonin e Prizrenit.

Sipas informacioneve të para nga Policia, konfirmohet se ndaj të gjithë të dyshuarve që u janë gjetur armët, kanë nisur procedurat ligjore mbi të cilën ngarkohen.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe tashmë gjinden në pranga të Policisë.

Kundër të njëjtëve është iniciuar rast për veprat “ Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe vepra të tjera, varësisht nga rasti.

/GazetaSinjali/