image Prizren: E gërditshme / Miu në afërsi të produkteve ushqimore në "Viva Fresh"

Sinjalizime

Prizren: E gërditshme / Miu në afërsi të produkteve ushqimore në “Viva Fresh”

news image

Pastërtia në markete në vendin tonë pothuajse mungon shpeshherë e që shtyn konsumatorët të ankohen lidhur me këtë, qoftë te menaxhmenti apo të drejtohen edhe në media siç ka ndodhur edhe ky rast në marketin “Viva Fresh” në qytetin e Prizrenit, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizuesi ka dërguar një video në adresën e Gazetës Sinjali, nga marketi “Viva Fresh”, të xhiruar sot rreth orës 19:00, teksa shihet një mi në afërsi të produkteve të cilat përdorën për gatimin e ushqimit.

Gazeta Sinjali ka pyetur sinjalizuesin se a e ka informuar menaxhmentin për arsyen se pse një mi zë vend në këtë market, ai tha se një punëtore aty i ka thënë “nuk prish punë se market është”.

Sinjali ka raportuar edhe raste tjera kur konsumatorët janë ankuar për higjienën në markete.

/GazetaSinjali/