image Prizren: Aksident në fshatin Malësi e re, Policia jep detaje

Siguri

Prizren: Aksident në fshatin Malësi e re, Policia jep detaje

news image

Sot në fshatin Malësi e Re në komunën e Prizrenit ka ndodhur një aksident me ç’rast janë shkaktuar edhe kolona, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizues kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, teksa shihet numri i madh i veturave të cilat kanë bllokuar rrugën në atë zonë.

Informacionet që kanë ardhur në redaksinë e Sinjalit nga sinjalizuesit, njoftuan se kolona nuk ka qenë e gjatë, rreth 10 minuta.

Rastin për aksidentin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali edhe Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit.

Sipas zëdhënësit të Policisë së këtij rajoni, Shaqir Bytyqi të përfshira në aksident janë dy automjete, ndërsa nuk bëhet fjalë për të lënduar apo dëme të mëdha materiale.

/GazetaSinjali/