image Prizren: 36-vjeçarja denoncon në Polici burrin me të cilin bashkëjeton, thotë se po e rrah

Siguri

Prizren: 36-vjeçarja denoncon në Polici burrin me të cilin bashkëjeton, thotë se po e rrah

news image

Çdo ditë në Policinë e Kosovës raportohen raste të dhunës në familje, ku viktimat më të shpeshta janë gratë që pësojnë nga bashkëshortët e tyre. Për një rast të tillë që ka ndodhur në rrugën “Enver Hadri”, në Prizren, mbrëmë para mesnatës, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se një grua e ka raportuar burrin me të cilin bashkëjeton që 9 vite për dhunën fizike dhe psikike që ia ka shkaktuar pas mosmarrëveshjeve që kanë pasur mes vete.  

Përballë kësaj situate, viktima ka vendosur që zgjidhja më e mirë është që të kërkohet ndihmë nga Policia, duke e denoncuar rastin në Polici.

Policia është vënë në veprim dhe ka prangosur burrin e dyshuar,  i cili është ndaluar dhe nuk është intervistuar, menjëherë për shkak se ka qenë në gjendje të dehur

Ndaj të dyshuarit, Prokuroria ka nisur hetimet për veprën penale “dhunë në familje”.

/GazetaSinjali/