image Pritet ndryshim i motit gjatë ditëve në vijim

Kosovë

Pritet ndryshim i motit gjatë ditëve në vijim

news image

Në ditët në vijim parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm, me vransira dhe diell. Vende-vende priten mundësi edhe për reshje lokale shiu me bubullimë. 

Ditën e mërkurë pritet të fryj erë me hove deri në 15m/s.

Datat:

23.9.2020 – Jo shumë ngrohtë, kryesisht me vransira.  Vende-vende priten mundësi për reshje lokale shiu me bubullimë.  Temperaturat në vise të ulëta 13C deri 26C, e në vise malore 10 deri 17C. 

24.09.2020 – Vransira dhe intervale me diell gjatë ditës.  Paradite dhe pasdites mundësi për reshje lokale shiu, vende-vende edhe me bubullimë.  Temperaturat në vise të ulëta do të luhaten nga 13C deri 27C, e në vise malore 9C deri 17C.  /Gazeta Sinjali/